MENU
klinika

Kapet pas arratisjes

Arrestohet vrasësi i reperit

03.04.2019 - 18:59

Është arrestuar nga policia i dyshuari për vrasjen e reperit Nipsey Hussle në Los Angelos.

Eric Holder ishte në arrati, pasi u largua nga skena e krimit me një makinë, tha Departamenti i Policisë në Los Angelos.

29-vjeçari u largua nga vendngjarja me një makinë që drejtohet nga një grua. Ai qëlloi për vdekje reperi jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles të dielën.

Hetuesit mendojnë se vrasja ndodhi për shkak të një “çështje personale” ndërmjet mes Holder dhe Hussle.

Policia tha për gazetarët se i dyshuari pati një përplasje verbale me 33-vjeçarin.

Më pas Holder u largua dhe u rikthye me armë duke hapur zjarr ndaj Hussle.

29-vjeçari qëlloi tre herë para se të largohej nga skena e krimit. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur.