MENU
klinika

Video nga homazhet

Atak kardiak/ Humb jetën drejtuesi i lartë i Policisë

30.04.2019 - 19:22

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira drejtuesit të lartë të Policisë, Fred Agastra, pas një ataku kardiak në moshën 58-vjeçare.

Në nder të tij, sot janë mbajtur homazhe nga kolegët, miqtë dhe familjarët e tij.

“Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë.

Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare.

Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në një postim të bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.