MENU
klinika

Video

Ava Max flet dhe përshëndet shqip

13.04.2019 - 15:36

Ava Max flet shqip e ftuar në një emisoin radiofonik dhe përshëndet shqiptarët në gjuhën amtare.

E cilësuar si një yll në ngritje, shqiptarja Ava Max është njëra prej këngëtareve më premtuese në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Dy projektet e saj të suksesshme “Sweet but Psycho” dhe “So am I” i kanë dhënë asaj hovin e suksesit, ndërsa po vazhdon të jetë e pranishme në shumë spektakle të famshme botërore.

Ajo madje së fundmi performoi dhe ishte e ftuar në “The Ellen Show”, që është një prej spektakleve më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj shqiptare, madje nuk ka hezituar që në disa emisione të flasë edhe në gjuhën e saj amtare, duke treguar se di ta bëjë këtë gjë.

Një gjë të tillë e bëri teksa ishte e ftuar në “Capital Breakfast”, ku ka folur në shqip me kërkesën e moderatorëve.

Ju po dëgjoni Capital Breakfas”, ka thënë Ava Max gjatë intervistës, teksa mundohej t’i mësonte moderatorit Roman Kemp se si të fliste në shqip.