MENU

Raporti i BSH-së

Bankat “shtrëngojnë rripin”, kritere shtesë për kreditë

21.04.2019 - 19:04

Në tre muajt e parë të vitit janë dhënë më pak kredi nga bankat e nivelit të dytë. Kjo pasi ato kanë shtrënguar standartet për dhënien e kredive.

Në këtë përfundim është dalë bazuar në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë, për tre muajt e parë të vitit.

Sipas këtij vrojtimi, ulja e numrit të dhënies së kredive është ndikuar nga pritshmëritë për situatën ekonomike dhe aftësinë paguese.

Ekonomia shqiptare për tre muajt e parë të vitit është mbështetur më pak nga sistemi bankar dhe kjo ka bërë që kriteret për marrjen e një kredie të shtohen si për bizneset dhe për individët.

Sipas vrojtimit të Bankë së Shqipërisë, konstatohet se standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan qoftë në sektorin e investimeve apo dhe për kërkesat për likuiditete në segmentin e biznesit të madh.

Përsa i përket kërkesës për financime nga institucione financiare, edhe ajo është vlerësuar si e ulët.

Më së shumti kjo kërkesë është vlerësuar e ulët tek bizneset e vogla dhe të mesme.

Ndërsa për kreditë me qëllim blerjen e një banese apo konsum prej individëve, raporti i Bankës së Shqipërisë vlerëson se është shënuar një trend negativ.

Shqetësimi që ngrihet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për tre muajt e parë të vitit është fakti se bankat shprehen se nuk presin përmirësim të situatës ekonomike në vend apo përmirësim të aftësisë paguese të kredimarrësve.

Pavarësisht rezervave, në raportin e BSH-së për tremujorin e dytë të 2019, pritet që bankat e nivelit të dytë të aplikojnë standarte kreditimi më të lehëtsuara për bizneset.

Ndërkohë po sipas raportit të BSH-së, edhe për kreditë për individët pritet që të ketë lehtësim të standarteve të kreditimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm 3.9% janë me probleme

Bankat, 510 milionë euro kredi jashtë vendit

BSH: Duhen forma të tjera

Bankat kanë fshirë 51 mld lekë kredi

Rezultatet e 8-mujorit

Bankat, 105 milionë euro fitime