MENU
klinika

Barça 'kërcënon' Liverpool-in

Ja si pritet të jetë “Camp Nou”

29.04.2019 - 23:00

Barcelona tani mund të fokusohet totalisht në Champions League, ku të mërkurën në mbrëmje do të presë Liverpoolin në “Cam Nou”, në sfidën e parë gjysmëfinale.

Përveç Valverdes dhe futbollistëve, një përgatitje mjaft speciale këtij takimi i kanë bërë edhe tifozët “blaugrana”, të cilët do të shpalosin një koreografi spektakolare mbrëmjen e të mërkurës, në stadiumin e tyre.

“Gati të ngjyrosim Europën”, do të jetë motoja e koreografisë, që do të shpaloset mbi një stadium të gjithin kuqeblu, si ngjyrat e skuadrës më të madhe të rajonit të Katalunjës në Spanjë.

Më poshtë është edhe videoja e koreografisë, e cila është shpërndarë nga klubi i Barcelonës në rrjetet sociale.