MENU

La Liga

Barcelona triumfon ndaj Alaves/ Katalanasit një hap larg titullit

23.04.2019 - 23:46

Barcelona vijon e qetë rrugëtimin drejt titullit të dytë kampion radhazi në La Liga.

Në transfertën e Estadio Mendizorrotza, blaugranat triumfuan me shifrat 0-2 ndaj Deportivo Alaves.

Në këtë ndeshje, trajneri Valverde kishte luksin të linte në stol Lionel Messin. Pjesa e parë edhe pse foli e gjitha për katalanasit pavarsisht se sulmuesit e patën të vështirë të thyenin rezistencën e Pachecos.

Ishte talenti Carlos Alena që i shërbyer nga Sergi Roberto zhbllokoi shifrat në minutën e 55-të, duke i dhënë avantazhin katalanasve.

Pak çaste më vonë VAR, anuloi një gol të Barçës për pozicion jashtë loje të Umtiti por akordoi një penallti pasi në të njëjtin aksion kishte një prekje të topit me dorë brenda zone.

Nga pika e bardhë Luis Suarez dyfishoi rezultatin duke i dhënë qetësinë të tijve.

Vetëm disa sekonda pas golit të dytë Valverde hodhi në fushë edhe Messin por argjentinasi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Ndeshja përfundoi 0-2 për blaugranat që shkojnë në kuotën e 80 pikëve dhe mund të shpallet matematikisht kampione e Spanjës që këtë të mërkurë në rast disfate të Atleticos ndaj Valencias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN