MENU
klinika

Pse e përjashtoi sot?

Basha ‘i vë vizën’ Voltana Ademit?

01.04.2019 - 21:07

Edhe pse jo zyrtarisht, opozita e vendit duket se ka nisur fushatën politike për zgjedhjet vendore. Ndërkohë që na ndajnë 3 muaj nga dita kur shqiptarët do të zgjedhin drejtuesit e rinj të bashkive, Partia Demokratike ka ndezur motorët elektoralë duke zhvilluar takime në disa qytete të vendit ku nuk kanë munguar sulmet kundër qeverisë së Edi Ramës.

Sot, Basha u stacionua në Veri të vendit. Fillimisht ai ndaloi në Malësi të Madhe ku u takua me disa banorë. Në njoftimin e ndarë nga PD-ja, mësohet se kreu i selisë blu, ka sulmuar qeverinë dhe policinë e shtetit në lidhje me vrasjet e shumta që janë regjistruar kohën e fundit në këto zona.

Basha tha se qytetarët nuk janë më të sigurt për jetën e tyre, pasi qeveria është bërë njësh me krimin mafioz.

Ndalesa e rradhës e kryedemokratit ishte në qytetin e Shkodrës. Numri një i opozitës, zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit ku u përqendrua tek problemet e tyre.

Ajo që ra në sy, ishte mungesa e Voltana Ademit në këtë takim. Edhe pse u servir si takim rutinë, duket qartë se kjo ishte pjesë e një fushate zgjedhore parapërgatitore.

kolana e librave

Nuk dihen arsyet pse Ademi nuk ishte në krah të Bashës. Lind dyshimi, nëse Voltana Ademi, do të jete sërish kandidate e PD-së për Bashkinë e Shkodrës.

Më përpara, Basha zhvilloi një takim ne Kamëz, ku konfirmoi Xhelal Mziun për këtë Bashki, ndërkohë që në Shkodër nuk ndodhi e njëjta gjë.

Kjo të lë të dyshosh që Voltana Ademi nuk do të jetë emri i ‘bekuar’ nga kryedemokrati për një mandat të dytë për këtë Bashki.

Megjithatë Voltana Ademi e ka luajtu mirë kartën e opozitarizmit, pasi shpesh herë ka dalë në ‘betejë’ kundër pushtetit qendror duke e akuzuar për mungesë fondesh dhe investimesh në Shkodër si dhe duke e akuzuar si një qeveri të korruptuar.

Megjithatë, mungesa e saj në takimin me Bashën ngre shumë pikëpyetje për raportet e saj me kryedemokratin Lulzim Basha.