MENU

Vizita në Slloveni

Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri

15.04.2019 - 16:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi nga Sllovenia se Raporti Priebe është një projekt që ka ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.

Kryedemokrati tha se KE po monitoron sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë dhe kërkoi të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë.

Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë.

Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, theksoi ndër të tjera kreu i PD.