MENU
klinika

Detajet

Basha mbledh kryetarët e bashkive, çfarë pritet të diskutohet

22.04.2019 - 14:25

Pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, kreu i PD-së Lulzim Basha do të nisë një tjetër me Kryetarët e Bashkive që vijnë nga rradhët e Partisë Demokratike.

Mbledhja do të mbahet sot në orën 14:30.

Kjo mbledhje vjen mënjëherë pas asaj të Kolegjit të Kryetarëve ku u vendos përshkallëzimi i aksionit opozitar me protesta rajonale në akset kombëtare nga kjo e enjtja, e cila mendohet të jetë edhe arsyeja e mbledhjes nga ana e kreut të PD-së

Më heret Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si “një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi”.

Gjithashtu Kolegji i Kryetarëve ka vendosur edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte.

Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën.