MENU
klinika

Homazhet për 2 Prillin

Basha me paralajmërim të fortë: Duan të na likuidojnë!

02.04.2019 - 10:29

Gjatë ceremonisë përkujtimore të 2 prillit në Shkodër, kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se opozita u largua nga Parlamenti për të mos qenë në anën e gabuar të historisë.

Ai theksoi se mazhoranca mendon se mund ta likuidojë opozitën, duke fituar Shkodrën pa zgjedhe.

Fjala e plotë:

“2 prilli hyri në historinë tonë kombëtarë dhe asnjëherë nuk do të reshtim së kujtuari këtë kujtesë të përhershme se rrënjët e të keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë.

Rrënjët e të keqes ushqehen me vesin dhe me krimin e pandëshkuar. 2 prilli si bashkëjetese e krimit dhe qeverinë, ka fytyrën e krimit dhe parlamentit.

Ka sot Kuvendin e turpit dhe krimit dhe Kuvendin e denjë të trashëgimtareve të 2 prillit. Ne ikëm nga ajo strofull e krimit, sepse do ishim në anën e kundërt dhe jo në antenën e duhur, por në anën e Komitetit të Partisë së Shkodrës.

Shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të likuidojë opozitën dhe se mund të bëj dhe pa të, se

mund të bëj pa të dhe ta marrë Shkodrën pa zgjedhje. E mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje, nën zgjedhë përsa kohë do i nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo s’ka për të ndodhur, nuk ka vegla të vërbra, as gaz lotjellës, as hafije, as aparat shtypës që do të mundë të kthej qetësinë e kufomës politike të rilindjes, trashëgimtaren e denjë të krimeve të 2 prillit 1991.

Protesta madhështore e shkodraneve dhe gjithë Shqipërinë ka vetëm një përfundim, që pati protesta e 2 prillit dhe sakrifica e 4 bijve më të mirë shkodran rrëzimin e diktaturës dhe triumfin e demokracisë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN