Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare.
Gjatë një takimi me banorët e Koplikut, Basha u shpreh se opozita pati mundësi të rreshtohej krah bandës që ndodhet në pushtet por zgjodhi të qëndronte krah njerzëve të thjeshtë, dhe sipas tij këtë e provoi djegia e mandateve.
“Ai është njeri i mbaruar politikisht, regjimi i tij është i mbaruar politikisht. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përprim ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm.
Nuk ka për të pasur Shqipëri në Europë nëse nuk largohet kjo bandë hajdutësh. Kemi pasur dy mundësi të rreshtohemi krah bandës dhe tjetra të rreshtohemi krah jush. PD e mori vendimin, dogji mandatet dhe u rreshtua krah jush. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më”, theksoi kreu i PD.