MENU
klinika

Bashkëbisedimi tek Politekniku

Basha takon studentët: Peshorja të anojë nga ju

05.04.2019 - 17:49

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim më studentët të Universitetit Politeknik.

Në fjalën e tij, Basha ftoi studentët të jenë të hapur në bashkëbisedim dhe të ndajnë sa më shumë probleme, të cilat sipas kreut të PD-së, përfaqësojnë bashkëmoshataret e tyre që përballen me të njëjtëm situatë.

Fillimisht do doja që gjithsecili prej jush të shprehet. Kur tregoni problemin personal përfaqësoni bashkëmoshatarë tuaj që kanë të njëjtat probleme. Pra, në qoftë se ka një preukopim që e mundon studentin që në vitin e parë. Ky prekuopim është më i madh në gjendjen që ndodhet vendi. Peshorja duhet të anojë nga ju në gjendjen që ndodhet vendi. Duhet të jetë produkt i një dialogu që të marrët vlerat që ndodhet gjithsecili prej jush.

Unë jam kthyer mbrëmë nga Berlini, ku isha me një agjendë takimi me institucione të rëndësishme gjermane. Prapseprap edhe mikpritësit gjerman edhe studentët gjetën kohën të zhvillojnë një takim të shkurtër. Më erdhi mirë që 2 nga 8 studentët ka nisur punën në Budenstang. Jo të 8 ishin nga Shqipëria, 5 ishin nga Shqipëria. Po e nis bisedën për të veçuar 3 gjëra që më bënë përshtypje. Ka ndarë para për të hapur stazhe jo vetëm për studentët gjermanë. Por edhe për studentë nga rajone të tjera, edhe në vende që nuk janë anëtare të BE-së, por që kanë dëshirë të jenë pjesë e BE-së.

Kemi parashikuar një mundësi për stazh për 10 mijë studentë shqiptarë në vit të cilët do të përfitojnë mundësi përmes konkurrencës të fitojnë një eksperiencë punë. Do të financohen në masën 300 mijë lekë të vjetra në muaj të cilat do të bëjnë urën nga auditoret tek tregu i punës”, theksoi kreu i PD.