MENU
klinika

Detaje

Basha në Shkodër, vendos lule në memorialin e dëshmorëve të 2 Prillit

02.04.2019 - 09:54

Në Shkodër sot po zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorave në Memorialin e Dëshmorëve të rënë në 2 Pril.

I pranishëm në këtë ceremoni është edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në nder të dëshmorëve, Basha vendosi kurorë me lule në memorial.

Me kreun e PD-së, në ceremoni ishin të pranishëm edhe figura të tjera nga FRPD dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Më 2 prill të vitit 1991 katër persona mbetën të vrarë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN