MENU
klinika

Deklaratat e serbëve

BE dënon mohimin e masakrës së Reçakut

12.04.2019 - 12:12

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç është shprehur se nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999.

Komentet e zëdhënëses erdhën pas mohimit të masakrës së Reçakut nga zyrtarë serbë duke përfshirë edhe një ministër nga Qeveria e Kosovës dhe vetë kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç. Ministri kosovar pas komenteve që bëri u lirua nga detyra nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Mohimi dhe revizionizmi janë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo në një shkrim. “Duke i respektuar viktimat, autoritetet duhet të përmbahen dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të të ardhmes”, ka thënë ajo.

Ndërkohë e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, FedericaMogherini do të marrë pjesë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç, ka konfirmuar se shefja e saj Federica Mogherini do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Kancelarja gjermane Merkel dhe Kryetari francez Makron ku do mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj ky takim do të ofrojë një mundësi për të adresuar sfidat dhe të theksohen përpjekjet për pajtim, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.