MENU

Njoftimi i Tatimeve

Bëni dy punë? Rritet tatimi, çfarë duhet të dini

01.04.2019 - 08:14

Për të gjithë individët, të ardhurat vjetore të të cilëve janë mbi 2 milionë lekë në vit ose 167 mijë lekë në muaj, 30 prilli është afati i fundit për të deklaruar të ardhurat për 2018-tën.

Kategoritë që kanë detyrimin për plotësimin e DIVA-s, Deklarata Individuale e të Ardhurave janë:

•​Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët.

•​Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit;

•​Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit;

•​Të ardhurat bruto nga interesa bankarë;

•​Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;

•​Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;

•​Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;

•​Fitimi kapital nga dhurimi;

•​Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

Ndërkohë që për ata individë që janë të dy-punësuar, bëhet me dije se duhet të paguajnë tatim shtesë.

Sipas njoftimit të Tatimeve, të dypunësuarit pagat e të cilëve kalojnë shumën 167 mijë lekë në muaj, do të duhet të paguajnë më shumë.

Njoftimi i tatimeve:

Tatimpaguesit individë të punësuar në më shumë se një vend pune dhe janë të detyruar të dorëzojnë DIVA-n, duhet të llogarisin sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 9 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi për shumën totale të të ardhurave bruto nga pagat. Tatimit të llogaritur nga bashkimi i të ardhurave bruto nga punësimi (pagat) i zbritet tatimi i paguar nga punëdhënësit”.

Por, pse të dypunësuarit duhet të paguajnë tatim shtesë?

-Kjo sepse, totali i pagave bruto i bën ata subjetkt të normës 23%. Që do të thotë paga e tyre është mbi 150 mijë lekë, nga 13% që kanë paguar gjatë vitit për secilën pagë.

Ligji për tatimin mbi të ardhurat:

-Për pagën mujore mbi 30.000 lekë, tatimi është 0%
-Për pagën mujore 30.001-150.000 lekë, tatimi është 13%
-Për pagën mujore 150.001 lekë, tatimi është 15.600+23% e shumës mbi 150.000 lekë.

Kujtojmë që sipas njoftimit të tatimeve, individi deklarues, në momentin e deklarimit të të ardhurave vjetore, duhet të marrë në konsideratë faktin se tatimi do të duhet të logaritet mbi totalin e të ardhurave mujore, pra mbi totalin e të ardhurave nga të gjithë punëdhënësit.

Lehtësimi i vetëm për individin është rritja e kufirit të tatimit me 23% nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë nga 1 janari i këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Subjektet pasive e fermerët aktivë

DPT apel tatimpaguesve: Kujdes me…