Ditën e sotme mijëra bësimtarë katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët.
Në Shqipëri, besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen e ‘Shën Palit’, ku u bënë pjesë e meshës së shenjtë.
Urime të shumta kanë ardhur nga radhët e politikanëve në drejtim të besimtarëve katolikë.
Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra ka zgjedhur Ungjillin sipas Gjonit për të uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve Katolike.
Ndër të tjera, Massafra uron besimtarët që të mikpresin kumtimin e emrit të Jezusit të Ngjallur, të cilit i kërkon të shpëtojë e lirojë Shqipërinë prej padrejtësive, mendjemadhësisë e etjes për pushtet.
“Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikprisni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje”, thotë Masafra.