11.04.2019 - 09:43
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet seanca plenare, ku do të betohen edhe dy deputetët e rinj të opozitës.
Dy deputetët që do të betohen janë Arlind Çaçani dhe Halil Jakimi.
Teksa sot do të zhvillohet seanca plenare, ende nuk është njoftuar për ndonjë protestë të mundshme të opozitës para parlamentit.
Ndërkohë kujtojmë që me 13 prill pritet protesta kombëtare e opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi janë shprehur se nuk do të ketë më kthim mbrapa dhe protestat do të vijojnë deri në rrrëzimin e qeverisë Rama