MENU
klinika

Ç'po ndodh ?

Bien rrjetet sociale/ Bllokohen Facebook, Instagram dhe Whatsapp

14.04.2019 - 15:13

Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë patur probleme teknike në të gjithë botën.

Shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi përdorimi i “Facebbok” është bërë i pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprime të tjera.

Ndërkohë nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma. Mijëra përdorues kanë reaguar në Twitter duke shfaqur problemin.

Një hartë tregohet gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe zonat e mëdha të Evropës janë të prekura nga problemi.