MENU
klinika

“Na bashkon ambicia si komb”

Billboard shkruan për suksesin e shqiptareve

23.04.2019 - 13:05

Më 9 dhjetor 2018, Bebe Rexha e postoi një fotografi të sajën dhe të Dua Lipës me përshkrimin:

“Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni ta thyeni mykun”.

Ndërsa më 28 janar, ajo i vuri në pah dy talente tjera shqiptare:

Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Maxin” – kështu e nis artikullin revista prestigjioze Billboard duke iu referuar suksesit të shqiptareve të famshme në botën e muzikës.

 

Postimet e Rexhës janë shoqëruar me suksesin e madh të artisteve shqiptare në “Billboard Hot 100” në vitin e fundit.

Ajo e theu rekordin duke qëndruar më së shumti javë në krye të ‘Hot Country Songs’ – 50, me bashkëpunimin me Florida Georgia Line, “Meant to Be”.