MENU
klinika

Juria mahnitet/ video

Binjaket shqiptare ‘djegin’ “The voice of Italy”

24.04.2019 - 11:50

Dy binjake shqiptare kanë ngritur në këmbë gjithë sallën në “The Voice of Italy” me këngën rap shqip “Shumë pis”.

Ina e Serena Sinani, 2 motra të grupit “Sindolls” kanë konkuruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar nga të katërt  këngëtarët në jurinë e këtij talent show.

Vajzat shqiptare kanë surprizuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Të 4 pjestarët e jurisë kanë kërkuar që grupi “Sindolls” të bëhet pjesë e skuadrave të tyre. Por motrat shqiptare për shkak të afërsisë së stilit të tyre muzikor kanë preferuar skuadrën me trajner këngëtarin rap Gue Pequeno.

Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rap me titullin “Shume pis”, kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

Ina e Serena Sinani janë dy motra binjake 20 vjecare të cilat jetojnë në Monza me familjen e tyre.