06.04.2019 - 15:16
Këngëtari i njohur, Blero, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Ai ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme shpeshherë.
Së fundmi, Blero ka kremtuar një ditë të veçantë, kjo pasi një nga personat më të shtrenjtë në jetën e tij, feston sot ditëlindjen.
Bëhet fjalë për nënën e tij, së cilës këngëtari ia ka bërë një dedikim mjaft emocionues në rrjetet sociale.
“Urime ditëlindja nëna ime e dashur. Të gjitha urimet që i dëshiron ti për mua, unë lutem edhe ti t’i kesh 100 herë më shumë”, ka shkruar Blero, teksa ka publikuar një fotografi me nënën e tij në Instagram.