Pak orë më parë, për pak minuta, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shoqërua nga Policia në fhsatin Linas të Cërrikut.
Tashmë i lirë, ish-deputeti Boçi ka reaguar lidhur me këtë ngjarje.
Ai shpjegon se, ndodhej aty edhe me protestues të tjerë dhe qëllimi i tyre ishte vetëm të protestonin, dhe jo për të ndaluar eskortën e kryeministrit Rama.
Në ato momente, sipas shpjegimit të Boçit, policia, nën drejtimin e Albert Nushit, ka ndërhyrë brutalisht, për të shpërndarë protestuesit.
Albert Nushi siç sqaroi edhe ish-deputeti, është personi i akuzuar nga PD se ka paguar Fredi Alizotin të bënte rolin e Agron Xhafës për rastin Babale.
Boçi tha se nga policia e Fierit Nushi është zhvendosur në policinë e Elbasanit dhe se e ka kërcënuar me jetë.
“Protestuest ishin vendosur në urë po prisnin ardhjen e eskortës së Ramës. Por nuk e kuptuam pse policia shfaqi atë sjellje brutale 1 orë para se të kalonte Rama. Policinë e drejtonte Albert Nushhi personi që paguan Fredi Alizotin në videopërgjimin e Babales, një kamikaz politik, që s’mund të përfaqësojë aspak policinë. Kishte kërcënime për jetën, për mua dhe qytetarë të tjerë. Ishte një provokim i trashë. Kjo solli irritimin e protestuesve që janë përplasur me ta. Protesta vazhdoi…eskorta e Ramës ka ardhur pas një ore. Është goditur edhe ish kryetari i komunës dhe qytetarë të tjerë. U provokuam pa asnjë shkak, ne po prisnim kalimin e Ramës, e prisnim me parulla, një protestë tejet normale kundër juntës”,– ka thënë Boçi.