MENU
klinika

Ish-sulmuesi shqiptar

“Bomba” e Kuqit: Shqipëria më kërkoi pará

01.04.2019 - 18:15

Sulmuesi kosovar, ish-pjesëtar i ekipit kombëtar të Finlandës, Shefki Kuqi, ka lëshuar “bombën”. Ai pranuar hapur në emisionin “Sporti Total” në “Kohavision” se Kombëtarja shqiptare i ka kërkuar pará.

Sipas Kuqit, për t’u veshur kuqezi në atë kohë, luheshin interesa të tjera, deri tek ana financiare. Nuk ka rrëfyer emra, por kjo akuzë trondit edhe njëherë opinionin futbolldashës shqiptar.

“Që në fillim unë kam pasur dëshirë dhe kam tentuar të luaj për Shqipërinë. Por ata kërkonin pará dhe gjëra të tjera. Ashtu ishte atëherë, si për pasaportën, si për të luajtur në Kombëtare.

Nuk më interesonin këtë gjëra dhe m’u dha shansi për Finlandën, ku pata një karrierë të bukur e të gjatë” – është shprehur Shefki Kuqi.

Ish-sulmuesi i njohur ka folur dhe në lidhje me zgjedhjet aktuale të futbollistëve të rinj për Kombëtaren e Shqipërisë, apo përfaqësuesen e Kosovës.

“Tani ka ndryshuar mentaliteti. Një fëmijë që është rritur në një shtet tjetër, nuk e di se sa e ka lidhjen me Kosovën. Këtu tifozët e duan futbollin me zemër. Tani çdo përfaqësuese ka lojtarë të shteteve të tjera” – ka shtuar Kuqi.

Kuqi ka luajtur 62 ndeshje për Finlandën duke shënuar 8 gola. Ai ka pasur një karrierë të pasur me ekipe, si Fulham, Newcastle, Crystal Palace, Ipswich, Derby, Blackburn, Swansea, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e shqiptarit

Nga refugjat, në Premier League