MENU
klinika

Situata politike

Braçe: Me opozitën dialog, jo zgjidhje antikushtetuese

04.04.2019 - 16:46

Zv.kryeministri Erjon Braçe, nga vizita në Patos e cilësoi të tepërt të komentojë sjelljen e opozitës, e cila ka më shumë se një muaj që ka braktisur parlamentin dhe proteston.

Braçe tha se për të gjetur gjuhën e përbashkët me opozitën, duhet dialog por sipas tij kjo është e pamundur me një opozitë që ndodhet në rrugë ndersa kryetari i saj sipas tij, sorollatet në Bruksel dhe Berlin.

erion-brace-propozon dy projektligjet--konica.al

Zv.kryeministri u shpreh se zgjedhjet e 2017 janë legjitime dhe të çertifikuara nga ndërkombëtarët, prandaj edhe pse e pranon dialogun me opozitën ai shtoi se kurrësesi nuk është gati për të folur për zgjidhje që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjatë vizitës në Patos, Braçe vëzhgoi shërbimin e ri te ADISA në këtë zonë. Më tej, ai vizitoi ambientet e reja të këshillit bashkiak i shoqëruar nga kryebashkiakja e Patosit dhe deputetja socialiste Antoneta Dhima .