MENU
klinika

Drejtori i ri i Kadastrës

Braçe apel të fortë qytetarëve: Do e ndjek vetë, mos paguani asgjë!

06.04.2019 - 10:44

Zv.kryeministri Erion Braçe prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamen.

Gjatë një deklarate të përbashkët, Braçe ishte i prerë në apelin e tij për krerët e agjencive ligjzbatuese, bashkitë edhe për qytetarët e interesuar në marrjen e shërbimeve sa i takon legalizimit dhe certifikimit të titujve të pronësisë.

Merrni shërbimin, mos paguani asgjë që nesër mund t’u kthehet në vepër penale. Ne do luftojmë korrupsionin.

Certifikimi i pronave është prioritet i qeverisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me legalizimet. Është një betejë që do vazhdojë për të përfunduar procesin e legalizimi të objekteve të paligjshme kudo që ndodhen, në periferi apo zona të populluara dhe ajo përvojë duhet të shërbejë për të çuar para proceset që kemi nisur.

Ky proces nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim me gjithë aktorët.

Bëj një apel, besoj që duhet ta kenë në vëmendje, bashkitë kanë marrë atribute të qenësishme, edhe për legalizimin dhe certifikimin e titujve të pronësisë, janë bashkitë që duhet të cojnë procesin përpara, të jenë të interesuara që procesi të përfundojë sa më parë të jetë e mundur.

Dua të bëj apel edhe për agjencitë e tjera, apel edhe banorëve, kërkoni shërbim, mos paguani asgjë që nesër mund tu kthehet në të kundërt, vepër penale edhe për nëpunësit edhe për ata që mendon se mund ta blejë shërbimin mes parave, do ta luftojmë korrupsionin“, tha Braçe.