MENU

Përfundojnë punimet

Bradashesh-Tuneli i Krrabës/ Hapet tuneli ‘panoramik’

20.04.2019 - 13:54

Përfundimi i punimeve për ndërtimin e këtij tuneli në Mamël të Elbasanit ka rikthyer edhe qarkullimin normal në autostradën Elbasan-Tuneli i Kërrabës-Tiranë.

Njëkohësisht ka eliminuar përfundimisht jo vetëm rrezikun për përdoruesit e kësaj rruge por edhe pasojat e krijuara pas rrëshqitjes së shpatit të malit në segmentit Elbasan- Krrabë duke plotësuar kështu kolazhin e të gjitha punimeve, përfshirë edhe atë të veprave të artit për gjatë kësaj rruge pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan.

Ndërtimi i këtij gjysmë tuneli eliminon njëherë e përgjithmonë pasojat e rrëshqitjes së shpatit të malit në segmentin Elbasan-Kërrabë.

Puna për eliminimin e rrëshqitjes nisi në Shtator 2018 pas miratimit të projektit teknik nga ARRSH”, ndërsa rrëshqitjet ndodhën në fillim të Dhjetorit 2017 në një kohë që ndërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan ka nisur më 29 prill të vitit 2011.

Kjo autostradë pas “Rrugës së Kombit”, është vepra e dytë më e madhe publike në historinë e ndërtimit të këtyre lloj autostradave në vendin tonë. Aktualisht segmenti që lidh kryeqytetin me Elbasanin është 31 kilometra rrugë dhe e ka shkurtuar kohën krahasuar me rrugën e vjetër nga Qafë Kërraba me 50 minuta.

Kjo autostradë ka 4 korsi, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime.

Fillimisht ishte parashikuar që autostrada të përfundonte brenda vitin 2014 por gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme për shkak të rrëshkitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit ku punimet janë drejt përfundimit.

Kapërcimi i kostos mbi vlerën fillestare të tenderuar dhe problemet financiare të kompanisë ndërtuese e zvarritën ndërtimin e rrugës për më shumë se 3 vite.

Ndërkohë në mesin e muajit maj të këtij viti parashikohet që rruga Tiranë-Elbasan bëhet e kalueshme në të dy kahet e saj , pas 8 vitesh punime.