MENU
klinika

Nga Financial Times

Brexit, poshtërim kombëtar për Britaninë?

20.04.2019 - 12:41

Britanikët që duan të largohen nga BE dhe ata që duan të qëndrojnë nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por ka një pikë lidhur me Brexit që duket se i bashkon ato: nocioni se i gjithë procesi është shndërruar në një poshtërim kombëtar.

Çdo vëzhgues i vëmendshëm mund të kishte parashikuar se ky proces nuk do të përfundonte mirë.

Së pari, poshtërimi është një emocion, jo një fakt objektiv.

Një ndjenjë e ushqyer e poshtërimit kombëtar çon në mënyrë të pashmangshme thirrjen për hakmarrje ndaj të huajve që supozohet se kanë shkaktuar këtë fat të tmerrshëm mbi kombin. Kjo është një forcë gërryese në politikë dhe shpesh çon në një thirrje për një “udhëheqës të fortë”.

Nuk është rastësore që Partia Komuniste Kineze e ka vendosur studimin e “shekullit të poshtërimit” të Kinës në qendër të sistemit arsimor të vendit të tyre. Kjo ndjenjë e anktheve historike potencialisht e bën Kinën një aktor ndërkombëtar të rrezikshëm. Ajo justifikon pohimin se Republika Popullore ka të drejtë të pushtojë Tajvanin, për ta “ribashkuar” atë me kontinentin, duke zhdukur mundësinë për një tjetër poshtërim.

Vladimir Putin ka përdorur një tregim të ngjashëm për qëllimet e tij politike. Argumenti i presidentit rus është se vendi i tij ka nevojë për një lider të fortë që të mos përjetojnë përsëri situatën e tmerrshme të shkaktuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Edhe një herë, ky tregim ka implikime të rrezikshme ndërkombëtare.

Por tregimet e poshtërimit kombëtar nuk kufizohen vetëm në vende autoritare ose gjysmë autoritare si Kina dhe Rusia. Pretendime të ngjashme ishin qendrore për fushatën presidenciale të Donald Trump-it, me këmbënguljen e tij të përsëritur: “Bota qesh me ne” dhe premtimin e tij: “Vetëm unë mund ta rregulloj”.

Megjithatë, shumë shpesh, këto poshtërime të supozuara janë imagjinare.

Tani është radha e elitës britanike. Britanikët duhet të kujtojnë se vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale shpenzon kohë duke menduar për Brexit. Për shumicën e njerëzve jashtë Britanisë së Madhe, Britania do të thotë Mbretëresha, Harry Potter dhe Manchester United.

Së fundmi, ka plot aspekte të Brexit që Britania mund të jetë krenare. Bllokimi në parlament është një shembull mbresëlënës i demokracisë në veprim, që përfshin debatin e ashpër, kontrollet dhe balancat dhe sundimin e ligjit.

Shumica e vendeve të tjera të BE kanë përjetuar poshtërime të turpshme në historitë e tyre të fundit, humbjen në luftë, rrëzimin e demokracisë ose pushtimin nga një fuqi e huaj. Krahasuar me këto, Brexit është e pakonsiderueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”