MENU
klinika

The Guardian

Britania nuk duhet të vendosë si do të largohet nga BE, por nëse…

12.04.2019 - 16:32

Dita e madhe e Brexit ishte 29 mars. Pastaj 12 prilli. Dhe tani fuqitë e Evropës kanë dekretuar që Britania ka deri më 31 tetor kohë të vendosë se si, ose nëse do të largohet nga Bashkimi Evropian. Në këtë pikë, mund të mendoni se Britania kurrë nuk do të heqë dorë. Për fat të keq, shanset për një “Hard Brexit” ndoshta po rriten.

Pasoja e menjëhershme e njoftimit të BE është se Parlamenti i Britanisë tani ka më shumë kohë për të vendosur se çfarë lloj Brexit favorizon.

Theresa May, kryeministrja, do të vazhdojë të përpiqet të arrijë një marrëveshje. Por Laburistët ka gjasa të mos e besojnë atë.

Nëse bisedimet me ta dështojnë, masa e ardhshme e May do të jetë konsultim direkt me anëtarët e Parlamentit. Kjo përfshin një proces të njohur si “vota indikative”.

Tani pothuajse çdo gjë është e mundur. Por nëse May dështon, zgjedhjet lokale më 2 maj ka të ngjarë të jenë një qortim për partinë e saj dhe më 23 maj ajo mund të përballet me një poshtërim edhe më të madh. Britania do të duhet të marrë pjesë edhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pothuajse tre vjet pasi votuesit votuan në referendum që ata donin të largoheshin.

Pra, nëse May nuk mund të arrijë një marrëveshje, çfarë ndodh? Me Parlamentin e bllokuar, masa tjetër duhet të vijë nga votuesit. Pra mund të mbahet një referendum i dytë. Mund të mbahen edhe zgjedhjet.

Partia Laburiste udhëhiqet nga Jeremy Corbyn, që është antiamerikan, anti-kapitalist dhe anti-Bashkimi Evropian.

Megjithatë, nuk ka gjasa që Konservatorët të fitojnë. Partia ndoshta do të ketë një udhëheqës të ri.

Problemi kryesor është se, në Britani, si në pjesë të Evropës kontinentale, politika e qendrës dështon. Konservatorët janë në një nacionalizëm nostalgjik, që prodhon tregime të trembura rreth Evropës, dhe kjo do të bëjë që Brexit të mbetet në axhendë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…