MENU
klinika

Foto

Britney Spears lë klinikën, shoqërohet nga i dashuri

23.04.2019 - 10:29

Britney Spears është fotografuar për herë të parë pas daljes nga klinika psikiatrike, ku u shtrua muajin e kaluar për shkak të disa problemeve me shëndetin mendor.

Ajo shoqërohej nga i dashuri i saj Sam Asghari, kur doli nga hoteli Montage në Beverly Hills të dielën pasdite, gati një muaj pasi u shtrua në spital.

37-vjeçarja kishte veshur një fustan të kuq, megjithatë nuk dukej në formën më të mirë gjatë përballjes me paparacët që po e prisnin jashtë.

Partneri i saj Sam shfaqej tejet protektiv ndërsa qëndronte para Spears, duke e mbrojtur atë nga blici i aparatit të fotografëve.

Ylli i popit vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale.

Këngëtarja 37-vjeçare së fundmi ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.