Shefja e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar për zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri, Genovefa Ruiz Calavera i ka hapur dritën jeshile reformës zgjedhore.
Genovefa Ruiz Calavera i kërkon qeverisë shqiptare që të vijojnë me zbatimin e rekomandimeve të OSBE- ODIHR-it për reformën zgjedhore, pasi është në kompetencën e saj.
“BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë” shkruan ajo
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se nëse do të ketë një sinjal nga Brukseli për miratimin e reformës së re zgjedhore para vendimit për negociatat, do ta bëjë një gjë të tillë edhe pa opozitën e cila ka dalë në rrugë. Ai tha të mërkurën se nuk mund të presë PD-në pas 5 majit.
Kreu i qeverisë shtoi se me opozitën e re do të votohen ndryshime të tjera të Kodit, pasi pritet të ketë ndërhyrje për të miratuar votën e emigrantëve.