MENU
klinika

Këshilla

Celuliti, si ta eleminojmë?

29.04.2019 - 19:45

Shqetësimi më i dukshëm i të gjitha femrave është celuliti dhe me afrimin e verës, ky problem duket sikur kthehet në një makth të vërtetë për to, kur vjen puna për të bërë një figurë sa më të bukur, ndërsa qëndrojnë në shezlongë apo kur dalin mbrëmjeve verore.

Gjëja kryesore që çdo femër duhet të dijë në lidhje me celulitin ka të bëjë me faktin se krijimi i tij vjen më shumë nga stili i jetës dhe ushqimet që konsumohen. Ndaj ky është një lajm i mirë, duke qenë se ju mund të bëni diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën.

Ja se çfarë ju këshillohet:

Limitoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë. Fjalët magjike, të çdo dite, janë sporti dhe uji sipas dëshirës. Nëse preferoni të konsumoni kafe, këshillohet që atë ta zëvendësoni me sa më shumë çaj. Përpiquni të përdorni çaje bimore, sepse ato ndihmojnë në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin. Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme, si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave.

Ushtrime kundër celulitit

Duke gjykuar nga hulumtimet dhe përvojat e femrave në mbarë botën, kardio-trajnimi është mënyra më e mirë për të reduktuar yndyrën dhe reduktimin e celulitit. Për fat të mirë kardio përfshin shumë aktivitete, ashtu si edhe për të gjitha shijet ofron diçka. Kështu, atyre që u pëlqen natyra, u sugjerojmë çiklizëm, rollera ose vrapim, për ata që kanë orare strikte, palestrën, si dhe gjimnastikën dhe variacionet e shumta të saj. Për ata që duan të argëtohen duke u ushtruar, ka salsa apo zumba, ku koha fluturon në lëvizje të vazhdueshme me muzikë të mirë.

Çfarë është celuliti dhe çfarë e shkakton atë

Termi “celulit” i referohet pamjes që merr lëkura te disa njerëz kur duket si me gropa. Celuliti mund të shfaqet në kofshë, krahë, te të pasmet dhe në bel. Kjo gjë është më e zakonshme te femrat, sepse ka të bëjë me mënyrën se si muskuli, dhjami dhe indet që i lidhin janë të shpërndara në lëkurë. Celuliti shkaktohet nga depozita dhjamore që shtyjnë dhe deformojnë indet lidhore poshtë lëkurës, duke ndryshuar pamjen e lëkurës.

Pamja e gropëzuar e celulitit mund të konsiderohet si një mënyrë normale e pamjes së njeriut. Disa njerëz thjesht kanë një ndërtim të ndryshëm të trupit. Trashëgimia, trashësia e lëkurës, seksi, sasia e shpërndarjes së dhjamit të trupit dhe mosha mund të influencojë nivelin në të cilin gjendet apo është i dukshëm celuliti.

Megjithëse është më i zakonshëm te femrat, celuliti gjendet edhe te disa meshkuj. Celuliti nuk shkaktohet nga mbipesha.

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!