MENU
klinika

Përplasja

Çështja e Kosovës/ Cakaj i “mbyll gojën” Daçiçit

12.04.2019 - 18:50

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj është “përplasur” me homologun e tij serb Ivica Daçiç gjatë Ministerialit të Varshavës. Shkak për këtë përplasje diplomatike është bërë çështja e Kosovës.

Daçiç në fjalën e tij tha se Serbia as e ka njohur me herët dhe as e njeh Kosovën. Numri një i diplomacisë serbe u shpreh se ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj.

Shefi i diplomacisë shqiptare i ka kujtuar Daçiçit se ka 28 vjet në politikë, aq sa ai ka vite jetë, ndërsa i ka kujtuar vuajtjet e popullit kosovar në emigrim.

“Ke 28 vjet në pushtet, aq sa unë kam vite jetë. Kam 28 vjet refugjat. Fjalimi i Daçiç është me një gjuhë të shekullit të XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens”, replikoi Cakaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN