MENU

Protestat kundër

Çfarë i mblodhi mbështetësit e Vuçiçit në Beograd?

19.04.2019 - 13:57

Mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mblidhen në Beograd. Ky tubimi vjen në një  kohë kur Vuçiç po përballet me protesta që synojnë rrëzimin e qeverisë së tij.

Prej dhjetorit, opozita e Serbisë ka dalë në rrugë çdo të shtunë, për të protestuar, kundër sundimit autokratik të Vuçiç, kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit si dhe problemeve të tjera në vend.

Protestat kanë nisur pasi udhëheqësi i opozitës, Borko Stefanoviç, është rrahur nga sulmues të maskuar.

Vuçiç, për një kohë të gjatë nacionalist, ka bërë përpjekje ta riformojë pozicionin e tij si reformator pro-evropian, por i ka ruajtur edhe marrëdhëniet e mira me aleaten tradiconale të Serbisë, Rusinë.