08.04.2019 - 10:40
është shtyrë për të gjashtën herë seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të tjerë nga Krimet e Rënda.
Shkak për shtyrjen e seancës edhe një herë është bërë mbrojtja.
Avokati i Shullazit, Vladimir Meçe ka njoftuar mungesën e tij për shkaqe shëndetësore duke paraqitur raportin mjekësor.
Ndërkohë, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi më Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen.
Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit kryesisht.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Avokatët kundër prokurorit Hajdarmataj