MENU
klinika

Deklarata

Çfarë rezultoi nga autopsia e Muratajt? Gazetari zbulon detajet

17.04.2019 - 10:49

“Autopsia ende nuk ka mundur të vërtetojë përfundimisht se kush e qëlloi me armë Admir Muratajn”, kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha teksa ishte i ftuar në AbcNeës.

Ai tha se Murataj mund të jetë qëlluar nga policia, por ekziston dhe mundësia që shokët ta kenë qëlluar gabimisht gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Sipas gazetarit, Murataj e strukturonte vetë grupin dhe madje ai punonte me komando dhe personel të kualifikuar.

Grupi që ka realizuar këtë grabitje, më datë 26 Mars gjykata ka dhënë dënimin për atë. Ndërsa më 9 Prill ka ndodh ngjarja. I ka dënuar për tre grabitjet e mëparshme. Admir Muratajn nuk e dënoi sepse ligji ka ndryshuar dhe nuk dënohesh me në mungesë.

Admir Murataj ka qenë në Shqipëri dhe ka jetuar në zonën e Freskut, ka pasur një bazë aty. Ka jetuar në zonën e Kamzës, ka qenë i lirë sikur jemi ne. Ka qenë në zonën e Tropojës në verë. Gjatë dimrit atje nuk jetohet, në fshatin ku u bë edhe ceremonia e varrimit.

Varrimi u bë në Çerem, është një zonë e thellë dhe e pabanuar. Gjysmë ore nga fshati Çerem je tek Piramida 23 në ish-kufirin me Jogusllavinë. Je në zonën që është dy orë larg nga Plava në këmbë. Unë nuk e kuptova pse e çuan në Çerem në fakt.

kolana e librave

Në botën e vet ai ka bërë emër. Mua më kanë ardhur shumë mesazhe në fakt dhe ka njerëz që dyshojnë dhe pyesin se: A vërtet është vrarë ky? Më duket e çuditshme që policia nuk e identifikon dot. Qoftë edhe fizikisht. Është grup që ka luftuar me policinë greke me ushtrinë greke. Është grup që ka luftuar edhe me RENEA-n. Nuk është një grup që doli nga hiçi.

Në fakt në fakt ajo që kam kërkuar unë është se autopsia do duhej të kishte filluar më shumë. Në fakt duhet të provohet se nga ka ardhur vrasja.

Dhe çuditërisht sot që e konfirmova para se të vija këtu nga mjekësia ligjore më thonë se nuk e konfirmojmë dot se nga ka ardhur. Nuk dihet nëse e ka vrarë policia apo nëse e kanë vranë të vetët gabimisht ose qëllimisht.

Unë nuk e kam parë vetë se po ta shikoja do e njihja, por familjarët thonë se është ai. Por për raste të tilla dalin foto. Por këtë herë nuk jam publikuar foto. Unë besoj që njeriu i vrarë është ky. Ky e organizonte vetë grupin dhe ky nuk ka përdorur dy herë të njëjtin grup.

Ky e strukturonte vetë grupin dhe merrte pjesëtarë të forcave komando, të forcave speciale të policisë, njerëz që kishin përgatitje të lartë luftarake. Grabitja në vetvete është 90 sekonda.

Ushtrime të tilla mund t’i bëjë vetëm RENEA. Personi që duket në foto dhe ka maskën është Admir Nikaj. Ndërsa personi që ka veshur uniformë të forcave speciale dhe që duket me shpinë vetëm nga mënyra se si mban automatiken mua më tremb. Sepse e di shumë mirë se kush e mban automatikun në atë mënyrë”, u shpreh Hoxha.