MENU
klinika

Premier League

Chelsea ndalet nga Burnley, por ngjitet në Champions

22.04.2019 - 23:29

Chelsea është ndalur në barazim 2-2 me Burnleyn në shtëpi.

Blutë e Londrës nuk arritën të merrnin dot më shumë se një pikë në shtëpi duke mos përfituar dot nga gabimi i skuadrave rivale.

Burnley hapi serinë e golave të ndeshjes pas një super goli të Hendrick në minutën e 8′. Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e Londinezëve, ku Ngolo Kante vendosi barazpeshën 4 minuta më vonë pas assistit të Hazard. Vetëm dy minuta më vonë Gonzalo Higuan me një goditje potente në zonë, kaloi në avantazh skuadrën e Sarrit.

Të gjithë golat e ndeshjes ishin destinuar për pjesën e parë dhe ishte Barnes që shënoi në minutën e 24′ duke barazuar shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me plot 4 gola por me rezultat të barabartë. Në të dytën nuk pati shumë histori me Chelsean që nuk i shfrytëzoi siç duhet mundësitë për të kaluar në avantazh.

Pas këtij barazimi, skuadra e Sarrit renditet në vendin e 4 me 67 pikë një më pak se Arsenali ndjekës dhe 3 më shumë se Manchester United.