MENU
klinika

Mbështetja në vazhdimësi

Çifti digjet nga flakët/ Ministria u jep fëmijëve statusin jetim

10.04.2019 - 21:12

Pas fatkeqësisë së ndodhur në Pukë ku një çift humbi jetën pas zjarrit që dogji shtëpinë dhe 4 fëmijë mbetën jetimë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror ka marrë menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit.

Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshen e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi.

Ndërkohë ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme.

kolana e librave

Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë.

Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Familjarë të një të rasti pozitiv të djeshëm

Dy raste të reja me COVID-19 në Shkodër

Gjurmë në historikun e pushtetit vendor

Ndahet nga jeta ish kreu i PD në Mirditë

Çuçi: Disiplinohet shitja e peshkut dhe...

Inaugurohet qendra e ankandit të peshkut në liqenin e Shkodrës

19 tamponë në 24 orët e fundit

Në Krujë shtohen rastet pozitive me COVID-19