MENU
klinika

Tregon këngëtarja

Cilat janë tre kriteret për “të zgjedhurin” e Greta Koçit?

24.04.2019 - 13:10

Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka zhvilluar së fundmi në profilin e saj në Instagram një quiz për ndjekësit, me opsionin më të ri në Instastory.

Për çdo përgjigje të saktë, alternativa ngjyroset në ngjyrë jeshile dhe në ngjyrë të kuqe nëse ke zgjedhur alternativën e gabuar.

Greta vetë ka zbuluar çfarë i duhet mashkullit të cilin ajo do të zgjedhë për të ndarë jetën. 

Në quizin me pyetje, Greta ka treguar edhe cilësitë që mashkulli i jetës së saj duhet të ketë.

I zoti, i bukur dhe i kulturuar” është alternativa e zgjedhur e Gretës.

Kështu ajo  zbulon së paku 3 kriteret që ajo kërkon tek mashkulli që do të ketë në krahë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hiti i fundit i këngëtares

Greta Koçi publikon ” E kuqe”