MENU

Cilin djalë do vrasësh?

I moshuari rrëfen me lot në sy: Serbët më detyruan…

22.04.2019 - 13:22

Tronditëse, të frikshme dhe të tmerrshme. Kështu mund të cilësohen krimet serbe mbi popullsinë civile të Kosovës gjatë luftës.

Një i moshuar, i cili i ka mbijetuar luftës rrëfen se si ushtarët serbë i kërkuan të zgjedhë se cili djalë duhej të vritej.

“Më thanë zgjidh, cilin do vrasësh e cilin do shpëtosh? U ndala në rrugë, pashë. Cilin të lejsha e cilin të merrsha. Çfarë pasojash do kisha pas po të zgjidhsha”, thotë ai me lot në sy.


Isa Sherifi rrëfen se kosovarët shaheshin e ofendoheshin nga ushtarët serbë.

Kjo si rrjedhojë e regjimit spastrues të Sllobodan Millosheviç, i cili synonte elimimin e çdo jete njeriu në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’