MENU
klinika

Grabitja në Rinas

Ç’po ndodh në Dritas/ RENEA nis kontrollin blic

10.04.2019 - 15:19

Ndërsa njëri prej 5 grabitësve spektakolare të 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit mbeti i vrarë (Admir Murataj) në shkëmbimin e zjarrit me policinë, në terren vijojnë kontrollet e imtësishme për kapjen e 4 të tjerëve.

Mësohet se në këto momente RENEA ka mësyrë në fshatin Dritas që ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët. Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur.

Deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen.

Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.