MENU
klinika

Dorëhiqet trajneri?

Çpo ndodh në Shkodër? Kërcënime te Vllaznia

03.04.2019 - 14:17

Duket se në Shkodër nuk kanë fund skandalet në lidhje më klubin e Vllaznisë, të cilat kryesisht janë të lidhura me urdhrat që vijnë për të aktivizuar në skuadër futbollistë të ndryshëm.

Sipas “Telesport”, seanca e sotme stërvitore është anuluar për shkak të presioneve të jashtme që kanë ardhur në drejtim të administratorit Suad Lici dhe trajnerit Agim Canaj, teksa pretendohet se janë përballur me kërcënime.

Madje mësohet se trajneri ka kërkuar dorëheqjen. Agim Canaj e ka drejtuar vetëm një ndeshje ekipin, në fitoren e fundit 4-0 ndaj Besëlidhjes.

Administratori Lici, ka marrë kërcënime që kanë lidhje me futbollistët të cilët duhet të luajnë në formacion. Pas kësaj ngjarje, Lici ka vënë në dijeni kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka vendosur që skuadra të mos dalë në stërvitje.

Ende nuk dihet se si do të rrjedhin ngjarjet në klubin shkodran. Kjo nuk është hera e parë që te Vllaznia përfliten kërcënimet apo urdhrat që jepen për të aktivizuar apo për të grumbulluar futbollistë të rinj.

Vitin e kaluar u sulmua fizikisht edhe ish-trajneri Ernest Gjoka, i cili për fat të mirë shpëtoi pa pasoja. Vllaznia thuajse e ka siguruar ngjitjen në Superiore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN