MENU
klinika

Tragetet nisen me vonesa

Moti i keq, “paralizohet” Porti i Durrësit

24.04.2019 - 08:43

Dy tragete që duhej të niseshin mbrëmë nga Porti i Durrësit, janë nisur me vonesë.

Nisja e tyre është bërë sot në mëngje, pasi moti i keq ka shkaktuar vonesa dhe probleme.

Kjo pasi deti ka qenë i palundrueshëm dhe si pasojë tragetet për në Bari u nisën 7 orë me vonesë dhe parashikohet të mbërrijnë në orën 14:00.

kolana e librave

Ndërsa tragetet Bari-Durrës mbërritën në orar dhe nuk ka pasur probleme me pasagjeret.

Moti ka nisur të qetësohet dhe në orët në vazhdim pritet që forca e detit të bjerë, por se fundi në det të hapur forca arriti 9 ballë.