MENU

Deklarata

“DASH e tha qartë”/ Kryemadhi akuza të forta Ramës: Holanda të vuri vulën!

17.04.2019 - 14:11

Në lidhje me vendimin e Parlamentit në Holandë për rikthimin e vizave për shqiptarët ka ardhur edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi hodhi akuza të forta për kryeministrin Rama, për të cilin tha se po mban me vetëdije vendin larg Evropës.

Sipas saj, vendimi i Holandës është një vulë dështimi e Ramës që vuri vetë shteti holandez.

Krimi është partneri më i ngushtë me qeverinë, të zyrtarëve të lartë që kanë eksportuar edhe në BE, ku Holanda është vetëm një nga vendet, por ky fenomen ka prekur edhe vende të tjerat e BE. Raporti i DASH e cilëson vendin bazë operacionale të bandave të krimit të organizuar”– tha ajo.

Duke folur për vendimin e Holandës, ajo theksoi se kjo rrezikon të pasohet në një proces zinxhir që pret të reflektohet edhe në vendimin e qershorit për negociatat e vendit tonë me BE.

“Nuk ka më kohë për të pritur, vetëm reagim përfundimtar përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”– ka thënë ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN