Gjatë deklaratës së përbashkët për mediat, një nga aleatët e Bashës zbuloi edhe pikën ku nuk bien dakord me Partinë Demokratike.
Kujtojmë që sot partitë e vogla, aleate të PD-së zbardhën platformën me kërkesat e tyre për t’i dhënë zgjidhje kështu ngërçit politik në vend.
Gjatë prezantimit të platformës ata përfshinë në diskutime reformën zgjedhore dhe listat e hapura.
Në këtë mënyrë sipas tyre nuk votohet vetëm partia, por edhe kandidati.
Shehi tha se në këtë pikë nuk është rënë ende dakord me PD dhe se për këtë kanë njëlloj debati.
“Partia Demokratike në këtë pikë nuk ka një qëndrim. Ne kemi një lloj debati me Partinë Demokratike për këtë.
Ne këtë ligj që është sot nuk e duam, por e gjitha kjo është një platformë për marrëveshje kushtetuese.
Në këtë pikë ndryshojmë nga PD. Uroj që edhe PD të vijë në këtë pikë“, tha Shehi, ndërsa theksoi se me Ramën kryeministër ata nuk negociojnë dhe për këtë kanë rënë të gjithë dakord.