MENU
klinika

Pigcasso apo Picasso?

Video: Derrkucja piktore punon për “Swatch”

15.04.2019 - 14:12

Vetëm para 3 vitesh, kur ishte veçse një derrkuce e vogël, ajo i shpëtoi thertores falë talentit për në pikturuar. Sot derrkucja e quajtur Pigcasso, po pushton botën e artit. Pikturat e derrkuces Pigcasso po shiten për mijëra dollarë, madje ajo ka nisur bashkëpunimin me kompaninë zvicerane “Swatch”, në dizenjimin e rripave për ora.

 

 

 

Pigcasso sot jeton në një fermë në “Cape Town”, në Afrikën e Jugut, në pronësi të Joanne Lefson, gruaja që e shpëtoi nga rreziku për të përfunduar si proshutë apo biftek. Pasi e mori në fermën e saj, ajo i dha derrkuces disa furça, kanavacë dhe bojëra jotoksike, me përzierje panxhari dhe boje akrilike, të përshtatshme për fëmijët, në mënyrë që derrkucja të krijonte kryeveprat e saj ekspresioniste abstrakte, që sot kapin vlerat nga 500 deri 4000 dollarë.

 

 

“Pigcasso është shumë ndryshe nga derrat e tjerë. Përveçse e zgjuar, kurioze dhe inteligjente, ka talent të rrallë në pikturë. Jam shumë krenare për të” – tregon Joanne Lefson.

 

Biznesi i pikturave ka rezultuar mjaft i suksesshëm deri më tani, po të kemi parasysh se, nëse do të përfundonte në thertore, nga Pigcasso do të fitoheshin vetëm 500 dollarë, kurse deri tani prej veprave të artit janë grumbulluar rreth 145.000 dollarë, madje Joanne ka vendosur që të ccelë një ekspozitë me veprat e derrkuces. Nga “paraproshutë” në ekspozitën e artit, është njësoj si të thuash “derrat fluturojnë”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…