MENU
klinika

Emrat e mundshëm

Dështimi në Champions/ Juve revolucion ‘nga themelet’

18.04.2019 - 19:21

Të sapoeleminuar nga Champions League, jashtë garës për Kupën e Italisë dhe me titullin e siguruar, Juventus ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm.

“Zona e Vjetër” po projekton një sërë lëvizjesh në klub, por ajo që shqetëson më shumë klubin bardhezi është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka kontratë deri në vitin 2022 me klubin dhe nëse nuk largohet në fund të sezonit, me shumë gjasa nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratë.

Pasiguria tjetër lidhet me të ardhmen e Allegrit. Drejtuesit hodhën poshtë zërat për një largim të teknikut italian, por asgjë nuk është e sigurt deri në fund të sezonit. Ish-trajneri i bardhezinjve, Antonio Conte është lidhur së fundmi me një rikthim në Torino, por e ardhmja e tij është enigmatike pasi pretendentët për teknikun janë të shumtë, sidomos në Serie A.

Mbrojtësi Barzagli ka deklaruar ‘pensionimin’ në fund të sezonit , dhe Juve duhet të gjejë një zëvendësues të denë të tij. Në listën e pretendentëve për tu larguar janë gjithashtu Pjanic dhe Douglas Costa, me brazilianin i cili me afrimin Ronaldos, ka ngrohur stolin.

Në Torino qëndron njëri mes Dybala dhe Allegri dhe nëse ky i fundit konfirmohet, largimi i argjentinasit është thuajse i sigurt. Për të zëvendësuar Dybala-n, Juve po mendon për Mohamed Salah.

Ylli egjiptian ka prishur marrëdhëniet me Kloop, dhe trajneri gjerman po mendon të përfshijë në marrëveshje edhe Dybala-n.

Inter nuk  ka rinovuar akoma me Mauro Icardin dhe Juventus qëndron gjitmonë ‘pas dere’.

Argjentinasi ka humbur ndjeshëm terren në Milano dhe largimi i tij nga zikaltërit duket mjaft i mundshëm.

Për mbrojtjen, bardhezinjtë ‘joshen’ nga Varane dhe Umtiti. Mbrojtësit francezë respektivisht të Barcelonës dhe Real Madrid, janë duke kërkuar eksperienca të reja dhe Juve ëndërron të sjellë në Torino njërin prej tyre.

Mjaft emra të rinj përfliten për të kaluar në radhët e bardhezinjve, por e sigurt është që Juve do të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN