Janë shtuar protestuesit e opozitës që kanë parë dyert e policisë pas protestës së djeshme.
Sipas informacioneve, numri i të shoqëruarve ka shkuar në 60 persona, ndërsa nuk dihet ende sa prej tyre janë arrestuar.
Protesta e djeshme e opozitës, përveç përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, pati edhe të plagosur nga të dyja palët. Po kështu u dhunuan edhe gazetarë.
Gjithashtu, protestuesit i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.
Pas mbylljes së protestës së opozitës në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.
Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë