MENU
klinika

Bashkëpunim me reperin francez

Dhurata Dora dhe Soolking gati për një hit vere

11.04.2019 - 16:48

Dhurata Dora dhe reperi i njohur francez, Soolking, po realizojnë një bashkëpunimqë pritet të jetë i sukseshëm.

Tashmë ana muzikore e këngës së tyre të re është përfunduar.

RedBox dhe producenti i hiteve, BigBang, mbajnë firmën e kësaj kënge që po ashtu pritet të pëlqehet së tepërmi.

Ndërkaq, projekti është duke u xhiruar  në Tiranë nga Max Production.

Vet Soolking ka publikuar imazhe të kryeqytetit  ku ai po qëndron pikërisht për këtë projekt.

Ky pritet të jetë një prej hiteve të verës, duke qenë një këngë ritmike.