MENU
klinika

Nga Nezir Kraki

Diaspora nuk kuptohet nga enklava e Prishtinës

13.04.2019 - 22:24

Realitetet e diasporës shqiptare, e sidomos asaj të Kosovës, janë shumë shumë më komplekse se diskutimet e cekëta të një kaste te frustruar që 365 ditët e një viti i kalon në 2km katror, nën ajrin e ndotur të Prishtinës, në pritje të ndonjë copëze pushteti.

Une e di qe n’Kosovë, për fatin tonë të zi, ka tashmë edhe liga injorantësh që vetfuqizohen me media sa fiktive aq edhe t’gëditshme por e verteta nuk gjendet ne atë mes, ju garantoj. Në fakt, e vërteta dhe arsyeja e shëndoshë shkojnë zakonisht bashkë. Arsye të shëndoshë nuk mund të kenë as injorantët e kravatuar por as argatët e tyre të kamufluar në media dhe shoqëri civile.

Tipat e tille nuk arrijnë, herë nga injoranca e herë nga argatllëku ndaj bandave, as t’i kuptojnë vakitë politike e sociale të Prishtinës por marrin turr të na sqarojnë jetën e 1 milion shqiptarëve të Kosovës të shperndarë në mbi 100 shtete.

Veç n’Gjermani ka sot më shumë intelektualë dhe njerëz të arritur nga mërgata jonë se në krejt Kosovë. Sa intelektualë të vërtetë ka sot Kosova? Unë s’i njoh as 50 të tillë.

Po, diaspora jonë nuk është shkollu sa duhet sepse kishte halle tjera. Familjet shqiptare në botë së pari garantuan mbijetesën tonë nën regjimin e Millosheviqit, pastaj paguan luftën tonë.
Pas luftës e rindërtuan Kosovën dhe për 3-4 vite gati asnjë gjurmë lufte s’shihej andej. Pas rindërtimit të shtëpive financuan shkollimin e motrave dhe vëllezërve në Kosovë, blen mijëra kerre për vllazni e familje….shpenzuan miliarda euro në 20 vitet e fundit dhe e mbajtën gjallë çdo shitore, çdo biznes të Kosovës.

kolana e librave

Pas krejt këtyre fazave diaspora nisi të merrej me veten dhe të shkollohet. Sot veç në Genevë janë mbi 220 studentë shqiptarë. Nuk dua të listoj këtu raste e super raste ku diaspora shëndrit, larg errësirës mediokre të vendit nga vjen.

Veç një gjë duhet të dihet, pa kontributin 50 vjeçar të diaspores, Kosova nuk do ekzistone sot as si gjeografi as si shtet.

E këta kapadaitë e 2km katror kurrë s’do ta kishin pasë rastin ta shprehin kaq hapur injorancën e tyre kolektive.

E njejta diasporë sot është rikthyer në shpresë për 2 milionë të pashpresët e Kosovës që bandat politike me argatët e tyre çdo ditë i shtyjnë drejt ikjes. Krejt ato viza pune, krejt ato strehime e krejt ato mundësi integrimi tê shpejt, veç diaspora jonë e fuqishme mund t’i bëjë.

Diaspora e ka veç një faj: që dha kaq shumë për Kosovën e në fund i doli një shtet bandit me shoqëri të çoroditur.

“Harmonia fetare, pasuri e çmuar e kombit shqiptar”

Meta: Zvicra model që mund të mësojmë më shumë

VOA/ A do rekomandojë largimin nga projekte të shtrenjta?

Banka Botërore mbështetje Shqipërisë pas tërmetit

"Garantojmë siguri në objektet që po rikonstruktojmë"

Ekspertët izraelitë përmbyllin inspektimet në Shqipëri

Përfundojnë afatet, dosja shkon në gjykatë

Bien akuzat për lobimin rus e pastrim parash ndaj Lulzim Bashës