MENU
klinika

Detajet

Digjet makina para Parlamentit/ Ishte me targa false, zbulohet kujt i përket

13.04.2019 - 22:10

Automjeti i djegur pak çaste më parë para Parlamentit, tip Fiat, mbante targën AA 703 MT.

Burimet thanë se, targat që mbante kjo makinë, i përkasin një mjeti tip Volkswagen Caddy e regjistruar në Sukth të Durresit.

Po sipas të njëjtave burime, makina në fjalë mund të jetë në përdorim nga punonjës të operacionales ose të SHIK.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat të pak çasteve më parë, PD tha se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti.

“Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përveç atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.” thuhej në reagimin e PD.

Media ndërkombëtare për Shqipërinë

Si ka qënë në 1997-ën dhe si është më 2023-shin!

“Duhet të kishte lënë edhe mandatin e deputetit”

Salianji: Rikthimi i Bashës, për interesa personale!

Do të rikandidojë për drejtimin e Partisë Demokratike?

I riu në Durrës pyet Bashën: Për çfarë po e bën këtë fushatë?

Dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

BE përgatitet për temperatura të larta